Arrestohet një person në Prishtinë, i konfiskohen mbi 500 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet se janë narkotike. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 6 mars 2026 rreth orës 21:00 në rrugën “Enver Maloku”, transmeton lajmi.net. Gjatë kontrollit tek i dyshuari, mashkull kosovar, policia ka gjetur disa qese…

Lajme

07/03/2026 08:48

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet se janë narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 6 mars 2026 rreth orës 21:00 në rrugën “Enver Maloku”, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari, mashkull kosovar, policia ka gjetur disa qese me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.

Sasia e konfiskuar e substancës dyshohet të jetë rreth 537.1 gramë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë: 

Rr. Enver  Maloku, Prishtinë  06.03.2026 – 21:00. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar, si prova materiale i janë gjetur dhe konfiskuar: disa qese me  substancë që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë në peshë totale 537.1 gramë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/