Pesë persona arrestohen në Prishtinë pas një rrahjeje, dy të lënduar
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë pasi janë përfshirë në një rrahje mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 6 mars 2026 rreth orës 15:20 në rrugën “Luan Haradinaj”, transmeton lajmi.net. Të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete. Si…
Lajme
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë pasi janë përfshirë në një rrahje mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 6 mars 2026 rreth orës 15:20 në rrugën “Luan Haradinaj”, transmeton lajmi.net.
Të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete.
Si pasojë e përleshjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Pas trajtimit, të pesë të dyshuarit janë intervistuar nga organet e rendit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 06.03.2026 – 15:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësua lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor, pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net/