Pas takimit me ambasadorët, Kurti niset për Prekaz
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë përfunduar një takim në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike në vend që lidhen me çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe shpërndarjen e Kuvendit. Takimi u zhvillua në një moment të tensionuar politik, pasi mbrëmjen e kaluar nuk u arrit zgjedhja e presidentit të ri,…
Lajme
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë përfunduar një takim në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike në vend që lidhen me çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe shpërndarjen e Kuvendit.
Takimi u zhvillua në një moment të tensionuar politik, pasi mbrëmjen e kaluar nuk u arrit zgjedhja e presidentit të ri, ndërsa Presidentja Vjosa Osmani sot vendosi të shpërndajë Kuvendin dhe të hapë rrugën për zgjedhje të reja, raporton lajmi.net
Pas përfundimit të takimit me ambasadorët e QUINT-it – që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Italinë – kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është larguar nga ndërtesa e Qeverisë.
Menjëherë pas kësaj, Kurti është nisur drejt Prekazit, ku zakonisht zhvillohen aktivitete përkujtimore në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në kuadër të aktiviteteve për përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Lajmi.net/