Vetëvendosje u kërkon deputetëve t’i mbështesin amendamentet
Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato. “Përvoja na e ka dëshmuar që procesi i zgjedhjes në Kuvend është shoqëruar me marrëveshje jo parimore politike ose me situata…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato.
“Përvoja na e ka dëshmuar që procesi i zgjedhjes në Kuvend është shoqëruar me marrëveshje jo parimore politike ose me situata të bllokimit institucional”, tha Nagavci.
Sipas saj ky debat për zgjedhjen e presidentit nga populli nuk është i ri por më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një reflektimi institucional.