Mustafa kritikon VV-në: Ku ishtit për pesë vjet për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit?

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas iniciativës për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit, duke kritikuar Vetëvendosje për, siç ka thënë ai, ndryshimin e qëndrimeve ndaj Gjykatës Kushtetuese. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mustafa ka ironizuar qëndrimin e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese. “Sa shumë po e dojnë VV-ja sonte Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar…

Lajme

05/03/2026 19:36

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas iniciativës për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit, duke kritikuar Vetëvendosje për, siç ka thënë ai, ndryshimin e qëndrimeve ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mustafa ka ironizuar qëndrimin e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Sa shumë po e dojnë VV-ja sonte Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar reagimin me një emoji qeshjeje.

Deputeti i LDK-së ka thënë se partia e tij mbështet zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga qytetarët, duke theksuar se këtë qëndrim e ka pasur edhe më herët.

“Po, pajtohem, le të zgjidhet Presidenti direkt nga populli, qysh kemi thënë edhe në 2010-11 kur është diskutuar kjo çështje”, ka deklaruar Mustafa.

Megjithatë, ai ka ngritur pyetjen pse kjo temë nuk është hapur më herët nga partia në pushtet.

“Por ku ishte VV qe 5 vjet pushtet? Pse KURRË nuk e hapën këtë diskutim deri sonte?”, ka shkruar Mustafa në reagimin e tij./lajmi.net/