Lushtaku: Andin Hoti është vartës i VV-së, ne nuk kemi votë për të
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PDK-së. Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, dhe emrat që po vin në diskutim ndonëse ka thënë se nuk ka diçka zyrtare. “Qëndrimi ynë është i njëjtë, ne kemi qenë pro që të kemi një…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PDK-së.
Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, dhe emrat që po vin në diskutim ndonëse ka thënë se nuk ka diçka zyrtare.
“Qëndrimi ynë është i njëjtë, ne kemi qenë pro që të kemi një kandidat konsensual për President, por realisht atë nuk e patëm deri tani. Kemi qenë me zemër që nëse është dikush nga familja Jashari ne të jemi për, por e pamë rrjedhojën dhe ne e respektojmë qëndrimet e tyre. Derisa ka prapë tentime që me e qu në qosh opozitën dhe me imponu kandidatin e tyre politik, sigurisht që ne nuk qëndrojmë në qosh dhe me përgjegjësi të lartë do të qëndrojmë karshi premtimeve që i kemi dhënë vazhdimisht që të mos jemi mbështetës të një pushteti autoritar që po e krijon Kurti”, ka thënë Lushtaku.
Nëse Andin Hoti do të jetë kandidat për President, Lushtaku ka thënë se nuk kanë votë për të.
“Ne e respektojmë çdo familje të respektuar, edhe Andinin që e kam pas edhe kolegë, por besoj që dihet se ai është vartës i partisë në pushtet, dhe sigurisht derisa është në VV ne nuk kemi votë. “, ka shtuar Lushtaku.
Ai ka thënë se tani nuk ka një takim Hamza-Kurti dhe sipas tij nuk do të ketë derisa të ketë përafrim të mendimeve mes tyre.
“PDK ka tregu që është e gatshme ta jep emrin në qoftë se ka marrëveshje për qëndrimin dhe marrëveshje politike. Emri nuk tregohet derisa të ketë përafrim të qëndrimeve”, ka thënë Lushtaku. /Lajmi.net/