Ujë Rugove vazhdon rrugëtimin e përbashkët me FC Ballkani
Kompania Ujë Rugove ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me klubin futbollistik FC Ballkani për sezonin e ardhshëm, duke rinovuar marrëveshjen e sponsorizimit mes dy palëve. Sipas njoftimit të publikuar nga kompania, marrëveshja e re synon të forcojë partneritetin ekzistues dhe të vazhdojë mbështetjen ndaj klubit nga Suhareka në rrugëtimin e tij sportiv. Ceremonia e nënshkrimit…
Lajme
Kompania Ujë Rugove ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me klubin futbollistik FC Ballkani për sezonin e ardhshëm, duke rinovuar marrëveshjen e sponsorizimit mes dy palëve.
Sipas njoftimit të publikuar nga kompania, marrëveshja e re synon të forcojë partneritetin ekzistues dhe të vazhdojë mbështetjen ndaj klubit nga Suhareka në rrugëtimin e tij sportiv.
Ceremonia e nënshkrimit është zhvilluar në ambientet e klubit në Suharekë, ku marrëveshja u zyrtarizua nga Drejtori i Marketingut të Korporatës Rugove, Dëfrim Puka, dhe përfaqësuesi i klubit, Jetullah Kuqi.
Përfaqësuesit e të dyja palëve theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi, i cili sipas tyre kontribuon në zhvillimin e sportit dhe në mbështetjen e klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare.
Ujë Rugove është ndër markat më të njohura të ujit në Kosovë dhe prej vitesh është e pranishme në aktivitete dhe sponsorizime sportive.
Ndërkohë, FC Ballkani në vitet e fundit është shndërruar në një nga klubet më të suksesshme në futbollin kosovar, duke arritur rezultate të rëndësishme si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.
Palët kanë theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë me synimin për suksese të reja në sezonin e ardhshëm.




