Bajqinovci i “sulet” opozitës: Nuk duhet ta bllokojnë zgjedhjen e Presidentit, duhet të qëndrojnë në sallë

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i është sulur opozitës me një postim për çështjen e presidentit. Bajqinovci ka thënë se opozita duhet të qëndroj në sall dhe të marrë pjesë në votim, transmeton lajmi.net. “Opozita nuk duhet të bllokojë procesin për zgjedhjen e Presidentit. Deputetët e opozitës duhet të qëndrojnë në sallë dhe të marrin…

Lajme

03/03/2026 16:13

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i është sulur opozitës me një postim për çështjen e presidentit.

Bajqinovci ka thënë se opozita duhet të qëndroj në sall dhe të marrë pjesë në votim, transmeton lajmi.net.

“Opozita nuk duhet të bllokojë procesin për zgjedhjen e Presidentit. Deputetët e opozitës duhet të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim për Presidentin. Bojkoti nuk është zgjidhje – pjesëmarrja dhe vota janë detyrim kushtetues.”, shkroi ai.

Sipas raportimeve, kryetari i VV-së, Albin Kurti është i vendosur që të vendos dikë të partisë për ta propozuar dhe siç pritet, do të jetë Glauk Konjufca me kundërkandidat Sali Zybën./lajmi.net/