AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të Nacionales, Burim Pacolli, i cili është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e sotme, gjë të cilën e ka njoftuar mediumi ku punon. AGK-ja ka ftuar policinë për gjetjen dhe kapjen e autorëve, duke thënë se liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e…

Lajme

02/03/2026 17:10

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të Nacionales, Burim Pacolli, i cili është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e sotme, gjë të cilën e ka njoftuar mediumi ku punon.

AGK-ja ka ftuar policinë për gjetjen dhe kapjen e autorëve, duke thënë se liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë. Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte”, thuhet në njoftim.