Hajnat vjedhin paratë e bamirësisë në dy xhami në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur dy vjedhje të rënda gjatë 24 orëve në Lipjan. Të dy rastet kanë ndodhur në xhami, ku hajnat kanë vjedhur arkën e bamirësisë me para. Rastet e raportuara: Lipjan / 01.03.2026 – NN. Është raportuar se persona të panjohur dyshohet që me forcë kanë depërtuar brenda objektit fetar…

Lajme

02/03/2026 09:13

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur dy vjedhje të rënda gjatë 24 orëve në Lipjan.

Të dy rastet kanë ndodhur në xhami, ku hajnat kanë vjedhur arkën e bamirësisë me para.

Rastet e raportuara:

Lipjan / 01.03.2026 – NN. Është raportuar se persona të panjohur dyshohet që me forcë kanë depërtuar brenda objektit fetar dhe nga aty kanë vjedhur arkën e bamirësisë me disa para të gatshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.

Lipjan / 01.03.2026 – NN. Është raportuar se persona të panjohur dyshohet që me forcë kanë depërtuar brenda objektit fetar dhe nga aty kanë vjedhur arkën e bamirësisë me disa para të gatshme. Rasti në procedurë hetimore.