Nagavci merr zyrtarisht drejtimin e Grupit Parlamentar të LVV-së
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është konfirmuar Kryetare e Grupit Parlamentar të kësaj partie në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, raporton GazetaBlic. Nagavci falënderoi kryeministrin Albin Kurti për besimin dhe propozimin, si dhe deputetët e delegatët për mbështetjen. Ajo u shpreh se do ta ushtrojë këtë detyrë me përgjegjësi të lartë, duke u angazhuar…
Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është konfirmuar Kryetare e Grupit Parlamentar të kësaj partie në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, raporton GazetaBlic.
Nagavci falënderoi kryeministrin Albin Kurti për besimin dhe propozimin, si dhe deputetët e delegatët për mbështetjen.
Ajo u shpreh se do ta ushtrojë këtë detyrë me përgjegjësi të lartë, duke u angazhuar për avancimin e agjendës dhe realizimin e reformave në shërbim të qytetarëve gjatë Legjislaturës së dhjetë.
“Është privilegj i jashtëzakonshëm të udhëheq grupin më të madh parlamentar në vend. E marr këtë detyrë me mirënjohje të thellë dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Jam e bindur që së bashku me kolegët deputetë, gjatë Legjislaturës së dhjetë, do të angazhohemi me përkushtim të plotë për përfaqësim dinjitoz, për avancimin e agjendës sonë dhe për realizimin e reformave në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Nagavci në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: