Lladrovci kritikon partinë e tij: Arroganca e Kurtit për t’i falur 8 nënshkrime për kandidat për president, është kulmi i dobësisë së PDK-së
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që vjen nga PDK, ka kritikuar vetë partinë e tij për disa veprime. Ai ka thënë se vendimmarrja në PDK, gjatë viteve të fundit, do të duhej të ishte prishja e matematikave përballë VV-së në kulmin e pushtetit, shkruan lajmi.net. Lladrovci gjithashtu ka treguar disa veprime me të…
Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që vjen nga PDK, ka kritikuar vetë partinë e tij për disa veprime.
Ai ka thënë se vendimmarrja në PDK, gjatë viteve të fundit, do të duhej të ishte prishja e matematikave përballë VV-së në kulmin e pushtetit, shkruan lajmi.net.
Lladrovci gjithashtu ka treguar disa veprime me të cilat PDK mund t’ia “prishte matematikat” VV-së gjatë vitit të fundit.
“Po, ka mundur në disa raste, e para, ta votonte Glauk Konjufcën për kryeministër, ose, ta votonte Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, dhe normalisht, e treta të mos e votonte Dimal Bashën. Këto tri gabime të mëdha e sollën PDK-në në nivelin e mjerimit. Arroganca e Kurtit dhe gatishmëria e tij për t’i “falur” 8 nënshkrime, për të bërë PDK opozitë, është kulmi i dobësisë së subjektit tim shtetformues e shtetndërtues. Është koha që PDK ta ndalë këtë përçmim”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka thënë se për çështjen e presidentit, PDK nuk duhet të vazhdoj të bëj më gabime dhe të shpëtoj atë çka mundet.
“Përfundimisht ta përmbys narracionin e pushtetit sikur opozita i ka fajet për gjithçka”, ka shtuar Lladrovci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: