Protesta e opozitës dhe djegia e vilës së Enver Hoxhës, policia arreston 4 persona
Pas protestës së mbrëmshme (28 shkurt) të opozitës para Kryeministrisë dhe Policisë së Shtetit e të Tiranës, kanë ardhur edhe reagimet operacionale. Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë në pranga. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet policore, por mësohet se ka edhe persona…
Lajme
Pas protestës së mbrëmshme (28 shkurt) të opozitës para Kryeministrisë dhe Policisë së Shtetit e të Tiranës, kanë ardhur edhe reagimet operacionale.
Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë në pranga.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet policore, por mësohet se ka edhe persona të shoqëruar.
Protesta e djeshme u shoqërua me momente tensioni, ndërsa protestuesit marshuan në drejtimin e disa institucioneve, ku nuk shpëtoi nga molotovët edhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Po ashtu gjatë marshimit pati hedhje të molotovëve dhe fishekzjarrëve, të cilave policia iu përgjigj me ujë me presion e gaz lotsjellës, teksa pati edhe protestues të lënduar. Mes tyre u lëndua edhe deputeti Luçiano Boçi./Panorama.al