Pak ditë më parë, një zarf i zi ndryshoi rrjedhën e lojës në shtëpinë e Big Brother VIP, duke anuluar televotimin e hapur nga Kutia e Pandorës e Juelës.
Pas debateve dhe përplasjeve të forta, Greta pështyu Juelën në fytyrë, ndërsa Marko goditi Shëndritin në dorë.
Këto incidente çuan në një televotim kokë më kokë mes Gretës dhe Markos.
Marko u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, pas televotimit kokë më kokë me Gretën.
Largimi i tij shënoi një tjetër moment vendimtar brenda shtëpisë dhe pritet të ndryshojë strategjitë e banorëve të mbetur në lojë.