S’ka marrëveshje me PDK-në, Kurti: Do të kemi propozime partiake – ende s’e kemi emrin

Kryeministri Albin Kurti ka folur për mediat pas takimit me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, për çështjen e presidentit. Ai konfirmoi se nuk janë dakorduar për këtë çështje, duke shtuar se partitë veç e veç do të propozojnë emrat për kreun e shtetit. “Shpresoj që të kemi një garë ku emrat të dihen sa më…

Lajme

28/02/2026 19:04

Kryeministri Albin Kurti ka folur për mediat pas takimit me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, për çështjen e presidentit.

Ai konfirmoi se nuk janë dakorduar për këtë çështje, duke shtuar se partitë veç e veç do të propozojnë emrat për kreun e shtetit.

“Shpresoj që të kemi një garë ku emrat të dihen sa më shpejt, por tash për tash ky nuk është rasti. Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike a propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt, por emrat e përveçëm”, u shpreh Kurti.

Kreu i LVV-së tha se nesër do të mbajnë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku tha se do të diskutohet edhe kjo çështje.

Ai tha se ende nuk e kanë një emër për President.

“Ne nuk jemi përcaktuar për emër të veçantë. LVV është subjekti më i madhi në Kosovën e pasluftës, dhe besoj që nuk është vështirësia aty (te emri), por te hapat që na presin në vijim. Uroj në një garë demokratike e të hapur, dhe sa më parë ta kalojmë këtë sfidë”, deklaroi kryeministri Kurti.