Yamal “shpërthen” me 3 gola, Barcelona e shkatërron Villarealin në “Camp Nou”

FC Barcelona vazhdoi dominimin në La Liga duke triumfuar 4-1 ndaj Villarreal CF në “Camp Nou” në kuadër të javës së 26-të. Heroi i ndeshjes ishte talenti i jashtëzakonshëm Lamine Yamal, i cili realizoi hat-trick brenda vetëm 69 minutave. Yamal hapi rezultatin në minutën e 28-të, dyfishoi shifrat në të 37-ën, transmeton lajmi.net. Villarreal CF…

Sport

28/02/2026 18:34

FC Barcelona vazhdoi dominimin në La Liga duke triumfuar 4-1 ndaj Villarreal CF në “Camp Nou” në kuadër të javës së 26-të.

Heroi i ndeshjes ishte talenti i jashtëzakonshëm Lamine Yamal, i cili realizoi hat-trick brenda vetëm 69 minutave. Yamal hapi rezultatin në minutën e 28-të, dyfishoi shifrat në të 37-ën, transmeton lajmi.net.

Villarreal CF arriti të ngushtonte rezultatin me golin e Pape Gueye në minutën e 49-të, por Barcelona menaxhoi lojën dhe  në minutën e 69-të Yamal shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren. Në minutën e 92-të, Robert Lewandowski shënoi golin e katërt pas asistimit të Jules Kounde, duke kompletuar rezultatin 4-1.

Me këtë fitore, FC Barcelona mbetet lider i La Liga-s me 64 pikë, katër më shumë se Real Madrid CF, që ndodhet në vendin e dytë dhe do të luajë kundër Getafe CF të hënën./lajmi.net/