Haxhiu kërkon propozimet e grupeve parlamentare për delegacionet e Kuvendit në organizata ndërkombëtare

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e grupeve parlamentare, ku është diskutuar nevoja për formimin sa më të shpejtë të delegacioneve të Kuvendit në organizata ndërkombëtare. Sipas njoftimit, palët janë dakorduar që deri në fund të javës së ardhshme, grupet parlamentare të propozojnë emrat e…

Lajme

26/02/2026 18:40

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e grupeve parlamentare, ku është diskutuar nevoja për formimin sa më të shpejtë të delegacioneve të Kuvendit në organizata ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, palët janë dakorduar që deri në fund të javës së ardhshme, grupet parlamentare të propozojnë emrat e deputetëve për përbërjen e delegacioneve në Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Asambleja Parlamentare e NATO-s, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, si dhe në Asambleja Parlamentare e Frankofonisë.

Haxhiu theksoi se për Kosovën përfaqësimi aktiv dhe dinjitoz në këto organizata ka rëndësi të veçantë, pasi kontribuon në forcimin e subjektivitetit shtetëror dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar./Lajmi.net/