Hyseni takon përfaqësuesit e Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit për rikthimin e aseteve

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, ka zhvilluar sot një takim me këshilltarët e Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Alan Barr dhe Nick Wilcox. Gjatë takimit është diskutuar për rolin dhe funksionimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, si dhe për proceset…

Lajme

26/02/2026 15:48

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, ka zhvilluar sot një takim me këshilltarët e Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Alan Barr dhe Nick Wilcox.

Gjatë takimit është diskutuar për rolin dhe funksionimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, si dhe për proceset e ngrirjes, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë, përfshirë rikthimin e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, raporton lajmi.net

Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve ligjzbatuese nënshkruese të Memorandumit të Mirëkuptimit, me synim rritjen e efikasitetit në luftimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Hyseni falënderoi përfaqësuesit e ambasadës për vizitën dhe mbështetjen, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të komunikimit dhe takimeve të rregullta, në mënyrë që bashkëpunimi të konkretizohet me rezultate të matshme në praktikë./Lajmi.net/