Kurti: Demaçi dhe Dehari, emra që frymëzojnë rrugën tonë përpara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar figurat e Adem Demaçi dhe Astrit Dehari në përvjetorin e lindjes së tyre, 26 shkurt. Kurti e cilësoi Demaçin si emrin më të shquar të përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar për liri, bashkim kombëtar, drejtësi dhe Kosovën Republikë. Ndërkaq, Deharin e vlerësoi si ndër aktivistët më të…

Lajme

26/02/2026 14:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar figurat e Adem Demaçi dhe Astrit Dehari në përvjetorin e lindjes së tyre, 26 shkurt.

Kurti e cilësoi Demaçin si emrin më të shquar të përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar për liri, bashkim kombëtar, drejtësi dhe Kosovën Republikë.

Ndërkaq, Deharin e vlerësoi si ndër aktivistët më të dalluar të brezit të ri në vazhdimin e kësaj përpjekjeje për Republikën e Kosovës, emancipim, barazi dhe përkujdesje për të gjithë.

Sipas Kurtit, 26 shkurti nuk është thjesht një datë kalendarike, por një simbol me domethënie të thella që vijon të frymëzojë dhe të tregojë rrugën përpara.

Postimi i tij i plotë:

Adem Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar rreth organizimit të gjerë për liri e bashkim kombëtar, për drejtësi dhe Kosovën Republikë. Astrit Dehari është emri më i dalluar ndër aktivistët e rinj të vazhdimit të së njëjtës përpjekje për Republikën e Kosovës, për emancipim e shqiptari, për barazi e përkujdesje për të gjithë. Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik (26 shkurt), por shifër domethëniesh të thella që vijojnë të na frymëzojnë dhe tregojnë me bindje rrugën tonë përpara./Lajmi.net/