Tërnava takohet me ambasadorin turk, riafirmohet partneriteti Kosovë -Turqi

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunc Angılı. Me këtë rast, ambasadori Angılı e uroi Tërnavën dhe përmes tij gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë për muajin e Ramazanit. “Nga ana e tij, Myftiu Tërnava e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për urimet e…

Lajme

26/02/2026 13:57

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunc Angılı.

Me këtë rast, ambasadori Angılı e uroi Tërnavën dhe përmes tij gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë për muajin e Ramazanit.

“Nga ana e tij, Myftiu Tërnava e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për urimet e përcjella, duke shprehur mirënjohje të thellë për shtetin mik turk për ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë për popullin e Kosovës, e në veçanti për përkrahjen dhe ndihmat e ofruara në fillim të muajit Ramazan”, thuhet në një njoftim të BIK-ut.

Gjatë takimit, u vlerësua lart bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të Turqisë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, në shërbim të besimtarëve dhe të shoqërisë në përgjithësi.