Ish-këshilltari i Kurtit ofendon rëndë Murat Jasharin: Kur njerëzit e padijshëm bëhen profesor në UP, prodhojnë të padijshëm
Ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha ka shkruar “zi e terr” për Murat Jasharin i cili sot gjatë ditës tha se “ua ka bërë të qartë se nuk e do postin e Presidentit”. Berisha me anë të një shkrimi e ka quajtur profesor të padijshëm Jasharin, duke thënë se këtë “nder” ia kemi borxh Arsim Bajramit.…
Lajme
Ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha ka shkruar “zi e terr” për Murat Jasharin i cili sot gjatë ditës tha se “ua ka bërë të qartë se nuk e do postin e Presidentit”.
Berisha me anë të një shkrimi e ka quajtur profesor të padijshëm Jasharin, duke thënë se këtë “nder” ia kemi borxh Arsim Bajramit.
Postin prej Profesorit, Murat Jashari sipas Durim Berishës e “rrëmbeu”, në emër të familjarëve që u vranë për liri.
E plotë:
Kur Murat Jashari pati zgjedhur të bëhet asistent e më pas profesor në Fakultetin Juridik në UP — ndonëse i mungojnë kualitetet për ta ushtruar këtë profesion — u pata thënë shokëve të gjeneratës se e paska zgjedhur vendin më të paduhur për të rrëmbyer diçka në emër të familjarëve që u vranë për lirinë e Kosovës. Sepse kur njerëzit e padijshëm bëhen profesorë universiteti, prodhojnë të padijshëm. Këtë “nder” ia kemi me borxh Arsim Bajramit.
Për tri vite sa ka qenë asistent i angazhuar, nuk na e ka mbajtur asnjë orë të ushtrimeve — për të cilat është kontraktuar. Nëse i ka falsifikuar procesverbalet e ushtrimeve, është tjetër muhabet.Në fakt, nuk i kanë mbajtur asnjëri nga asistentët ushtrimet nga E drejta Kushtetuese, sikurse që nuk i mbanin as në shumicën e lëndëve tjera në Fakultetin Juridik në UP.
Njerëzit harrojnë çfarë kanë ngrënë mbramë për syfyr, prandaj mendojnë se edhe ne të tjerët ua harrojmë të bërat e tyre. Frika nga përgjegjësia, apo ndoshta dëshpërimi pse Bekimi nuk po lëshon pe këtë herë dhe nuk po lejon që tjetërkush, përpos tij, të propozohet për pozitën e Presidentit, janë faktorët që e bënin sot të dukej më shumë i frustruar dhe i zhgënjyer sesa parimor.
Përpos Muratit, edhe vëllai i tij i vogël, për një kohë, ka pasur gisht në zhvillimet në UP. Mirë bëni të hulumtoni pak, të njoftoheni për veprat e njerëzve e të mos bini viktimë e shprehjeve pompoze, prapa të cilave qëndron gjithçka — përpos nderimit të të vrarëve.
Zaten, nuk e ka pasur keq Fatmir Muja kur shkruante se “lavdrimi me të vdekurit është turpi i të gjallëve”.
P.S. I kërkoj falje Kryeministrit Kurti, të cilit vet i pata propozuar që të bisedojë me Muratin në vitin 2020, me shpresën se “do ta kuptojë rëndësinë” që ka për jetën institucionale ushtrimi i pozitës së Presidentit nga një person me background të tillë familjar. Ky kurrë s’do ta kuptojë çka do të thotë përgjegjësia ndaj atdheut. Frikacak dhe inatçi.