“Sigurimi do t’i hudh jashtë” – Një Qendër Tregtare në Gjilan bën veprim skandaloz – ndalon sjelljen e ushqimit nga jashtë për qiramarrësit dhe stafin

Qendra Tregtare “Grande Mall” ka njoftuar se nga data 22 janar 2026 do të ndalohet sjellja e porosive të ushqimit nga jashtë për të gjithë qiramarrësit dhe stafin që punon në hapësirat e saj. Sipas njoftimit zyrtar të datës 21.01.2026, duke filluar nga dita e nesërme (22.01.2026), nuk do të lejohet sjellja e porosive të…

Lajme

25/02/2026 20:10

Qendra Tregtare “Grande Mall” ka njoftuar se nga data 22 janar 2026 do të ndalohet sjellja e porosive të ushqimit nga jashtë për të gjithë qiramarrësit dhe stafin që punon në hapësirat e saj.

Sipas njoftimit zyrtar të datës 21.01.2026, duke filluar nga dita e nesërme (22.01.2026), nuk do të lejohet sjellja e porosive të ushqimit nga jashtë, përfshirë porositë me “delivery”, raporton lajmi.net

Çdo ushqim i porositur ose i sjellë nga jashtë nuk do të lejohet të futet nga sigurimi i qendrës tregtare dhe do të hudhet.

Në njoftim thuhet se ky rregull vjen si vazhdim i aplikimit të praktikave të qendrave të tjera tregtare dhe në funksion të mbarëvajtjes së funksionimit të qendrës si tërësi.

“Ky është vetëm njoftim dhe zbatimi është i obligueshëm”, thuhet në fund të dokumentit, i cili është nënshkruar nga menaxhmenti i Grande Mall./Lajmi.net/