Rama e mohon që s’ka kabinet zyrtar, por thotë se do të shtohen drejtori të reja
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se pritet të shtohen drejtori të reja në Komunën e Prishtinës, edhe pse akoma s’ka kabinet zyrtar. Para gazetarëve, Rama është pyetur nga Klan Kosova për këtë çështje, ku e mohoi se nuk ka kabinet, por tregoi se i ka paraqitur propozimet edhe për drejtori të tjera…
Lajme
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se pritet të shtohen drejtori të reja në Komunën e Prishtinës, edhe pse akoma s’ka kabinet zyrtar.
Para gazetarëve, Rama është pyetur nga Klan Kosova për këtë çështje, ku e mohoi se nuk ka kabinet, por tregoi se i ka paraqitur propozimet edhe për drejtori të tjera në këtë mandat.
“Kabineti është funksional dhe jemi duke punu në të gjitha sferat. Drejtori i Shëndetësisë vazhdon të jetë Dr Izet Sadiku. Pritet me u shtu, unë i kam paraqit drejtoritë e reja, duhet mne pasë psh të Turizmit, sepse është në interes, për Zhvillim Ekonomik.”, ka deklaruar Rama.