Pas Konjufcës, Spiropali takohet edhe me Osmanin dhe Haxhiun
Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo është pritur në Kosovë nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Pas takimit mes tyre, Spiropali dhe Konjufca kanë mbajtur konferencë për media ku kanë konfirmuar thellimin e bashkëpunimit…
Lajme
Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ajo është pritur në Kosovë nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Pas takimit mes tyre, Spiropali dhe Konjufca kanë mbajtur konferencë për media ku kanë konfirmuar thellimin e bashkëpunimit mes tyre.
Spiropali ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.
Ende nuk kanë dhënë deklarata në lidhje me rrjedhën e ktyre takimeve, shkruan lajmi.net.
Spiropali sot pritet të takoj edhe kreun e ekzekutivit në Kosovë, Albin Kurtin. /Lajmi.net/

