Elisa Spiropali vizitë zyrtare sot në Kosovë, takime me krerët institucionalë dhe politikë
Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, ajo do të pritet fillimisht nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme…
Lajme
Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, ajo do të pritet fillimisht nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca. Takimi mes dy homologëve do të mbahet në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime të veçanta edhe me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Në agjendën e saj parashihen gjithashtu takime me drejtues të partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe politik mes dy vendeve./lajmi.net/