​Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend, caktohet salla

Është caktuar salla N204 në Kuvendin e Kosovës, ku do të zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit, njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Në sallën e Kuvendit veçse janë bërë përgatitjet për takimin. Fokus i diskutimit pritet të jetë zgjedhja e presidentit, derisa po afrohen afatet kushtetuese,…

Lajme

23/02/2026 13:59

Është caktuar salla N204 në Kuvendin e Kosovës, ku do të zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit, njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në sallën e Kuvendit veçse janë bërë përgatitjet për takimin.

Fokus i diskutimit pritet të jetë zgjedhja e presidentit, derisa po afrohen afatet kushtetuese, raporton KP.

Kurti një ditë më parë është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.