Penguan policinë gjatë intervenimit, përfundojnë në mbajtje dy persona në Podujevë
Dy persona, një burrë dhe një grua janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë penguar në mënyrë aktive zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ata kanë kundërshtuar kontrollin e policisë ndërkohë që ndodheshin në veturë, me tre dëshmitarë të tjerë të pranishëm. Gjatë ndalimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë…
Lajme
Dy persona, një burrë dhe një grua janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë penguar në mënyrë aktive zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Ata kanë kundërshtuar kontrollin e policisë ndërkohë që ndodheshin në veturë, me tre dëshmitarë të tjerë të pranishëm.
Gjatë ndalimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dy të dyshuarve u është ofruar gjithashtu tretman mjekësor, dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.