Mot i vranët me riga shiu të dielën

E diela do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Sipas parashikimit, vranësirat në disa zona të vendit mund të sjellin edhe riga të lehta shiu, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 3…

Lajme

21/02/2026 23:47

E diela do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Sipas parashikimit, vranësirat në disa zona të vendit mund të sjellin edhe riga të lehta shiu, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 3 deri në 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë./lajmi.net/