Trump shpall taksë globale 10% sipas Aktit të Tregtisë, paralajmëron hetime të reja dhe kritikon Gjykatën Supreme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të premten se do të vendosë një taksë globale prej 10 për qind sipas Nenit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974. Ky nen e lejon presidentin që të vendosë taksa deri në 15 për qind për një periudhë kohore deri në 150 ditë. Megjithatë, nëse…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të premten se do të vendosë një taksë globale prej 10 për qind sipas Nenit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974.
Ky nen e lejon presidentin që të vendosë taksa deri në 15 për qind për një periudhë kohore deri në 150 ditë.
Megjithatë, nëse synohet vazhdimi i afatit të kësaj mase, presidentit i nevojitet miratimi nga Kongresi, raporton gazeta “The Guardian”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se do ta përdorë Nenin 301 për të hapur hetime “për ta mbrojtur vendin tonë nga praktikat e padrejta tregtare të vendeve të tjera dhe të kompanive”.
Ai e akuzoi Gjykatën Supreme se “po ndikohet nga interesat e huaja”, pa paraqitur ndonjë dëshmi.
Trumpi tha se vendimi i mëhershëm i kësaj gjykate që i shpalli të paligjshme taksat e vendosura nga ai është “thellësisht zhgënjyes’ dhe se ai turpërohet nga “anëtarë të caktuar të gjykatës që nuk e kanë guximin për ta bërë atë që është e duhur për vendin tonë”.
Ai gjithashtu paralajmëroi se ka metoda të tjera që mund të përdoren për të vendosur taksa, ndryshe nga ajo për të cilën vendosi Gjykata Supreme.