FC Drita prezanton mbrojtësin e ri, Abdoul Dante

FC Drita ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Abdoul Dante, i cili i bashkohet skuadrës si përforcim në repartin defensiv. Qendërmbrojtësi vjen nga kampionati i Lituanisë, ku së fundmi ishte pjesë e FK Panevezys, një nga ekipet më të forta të atij kampionati. Gjatë sezonit të fundit, i përfunduar në muajin dhjetor, Dante regjistroi 30 paraqitje…

Sport

20/02/2026 15:23

FC Drita ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Abdoul Dante, i cili i bashkohet skuadrës si përforcim në repartin defensiv.

Qendërmbrojtësi vjen nga kampionati i Lituanisë, ku së fundmi ishte pjesë e FK Panevezys, një nga ekipet më të forta të atij kampionati. Gjatë sezonit të fundit, i përfunduar në muajin dhjetor, Dante regjistroi 30 paraqitje me klubin lituanez, duke qenë një ndër shtyllat e mbrojtjes, transmeton lajmi.net.

Klubi bardhekaltër ka bërë të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027, duke treguar besimin afatgjatë në cilësitë e tij.

Me këtë transferim, Drita synon të forcojë repartin e mbrojtjes për sfidat e ardhshme në garat vendore dhe ndërkombëtare.

“Bienvenue Dante!”, thuhet në njoftimin e klubit./lajmi.net/