Krasniqi: Të pafajshëm! Çlirimtarë! Heronj! – Kështu i njeh historia jonë

Ish-kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar me një mesazh publik, në të cilin ka shprehur mbështetje dhe vlerësim për ish-krerët e luftës. Në postimin e tij, Krasniqi i ka cilësuar ata si “të pafajshëm, çlirimtarë dhe heronj”, duke theksuar se kështu i njeh historia dhe populli i Kosovës. Ai ka shtuar…

Lajme

18/02/2026 17:37

Ish-kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar me një mesazh publik, në të cilin ka shprehur mbështetje dhe vlerësim për ish-krerët e luftës.

Në postimin e tij, Krasniqi i ka cilësuar ata si “të pafajshëm, çlirimtarë dhe heronj”, duke theksuar se kështu i njeh historia dhe populli i Kosovës.

Ai ka shtuar se ata do të mbeten në dinjitet dhe në kujtesën e përjetshme të qytetarëve, duke përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Ju presim në atdhe.”

Postimi i plotë:

Të pafajshëm! Çlirimtarë! Heronj!
Kështu i njeh historia jonë.
Kështu i njeh populli i Kosovës.
Dhe kështu do të mbeten, në dinjitet, në të vërtetë, në kujtesën tonë të përjetshme.

Ju presim në atdhe!/Lajmi.net/