Hajrulla Çeku merr detyrën e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës
Ish-ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pranuar sot detyrën e re si Ministër i Arsimit dhe Shkencës së Kosovës. Ai ka falënderuar ministren e deritanishme, Arbërie Nagavci, për shërbimin ndaj vendit, duke i uruar suksese në detyrën e radhës si Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Çeku ka theksuar se çdo ditë të shërbimit…
Lajme
Ish-ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pranuar sot detyrën e re si Ministër i Arsimit dhe Shkencës së Kosovës.
Ai ka falënderuar ministren e deritanishme, Arbërie Nagavci, për shërbimin ndaj vendit, duke i uruar suksese në detyrën e radhës si Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Çeku ka theksuar se çdo ditë të shërbimit ndaj arsimit dhe shkencës do ta trajtojë me seriozitetin më të lartë moral e profesional, se punët e mira të nisura do të vazhdojnë pa hezitim dhe se nismat e reja do të ndërmerren sipas programit të qeverisë së re.