Ramush Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë – me himin e Kosovës, UÇK-në e FSK-në

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke përkujtuar momentet kyçe që çuan në këtë ditë të shënuar. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Haradinaj ka rikujtuar periudhën e luftës dhe përpjekjet e mëdha për lirinë e Kosovës, duke theksuar se 17 shkurti i vitit 2008 ishte…

Lajme

17/02/2026 09:50

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke përkujtuar momentet kyçe që çuan në këtë ditë të shënuar.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Haradinaj ka rikujtuar periudhën e luftës dhe përpjekjet e mëdha për lirinë e Kosovës, duke theksuar se 17 shkurti i vitit 2008 ishte kulmi i një rrugëtimi të gjatë e të mundimshëm, raporton lajmi.net

Në video, Haradinaj ka ndarë momente nga periudha e luftës, duke kujtuar angazhimin e tij dhe të shumë bashkëluftëtarëve për çlirimin e Kosovës./Lajmi.net/