Masa të veçanta sigurie nga Policia për Ditën e Pavarësisë dhe parakalimin e forcave të sigurisë
Me rastin e shënimit të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të veçanta operative dhe preventive për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve festive dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Ky vit, Dita e Pavarësisë do të shënohet kryesisht me ngjarje kulturore, aktivitete dhe manifestime, të…
Lajme
Me rastin e shënimit të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të veçanta operative dhe preventive për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve festive dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Ky vit, Dita e Pavarësisë do të shënohet kryesisht me ngjarje kulturore, aktivitete dhe manifestime, të cilat filluan më 16 shkurt dhe vazhdojnë sipas agjendës shtetërore. Përfshihet edhe parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i Policisë së Kosovës.
Qëllimi i planifikimeve operative policore përfshin:
-
Mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe zbatimin e ligjit.
-
Shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend dhe siguri publike.
-
Ofrimin e sigurisë së shtuar gjatë aktiviteteve dhe manifestimeve të organizuara nga institucionet shtetërore.
-
Rritjen e nivelit të përgjegjësisë policore në monitorim, reagim dhe veprime konform zhvillimit të situatës.
Si pasojë e parakalimeve dhe aktiviteteve, disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të mbyllura përkohësisht për qarkullimin e trafikut. Ndërprerjet pritet të fillojnë nga ora 07:00 në rrugët Fehmi Agani, Luan Haradinaj, Kostra Novakoviq, rruga Tiranës – hekurudhës (një korsi), si dhe rruga Robert Doll (një korsi për parkimin e autobusëve dhe kamionëve të PK-së dhe FSK-së).
Policia e Kosovës i bën thirrje qytetarëve të shmangin këto rrugë dhe të përdorin alternativa të sigurta. Njësitë policore të trafikut do të kujdesen për orientimin e qarkullimit dhe shmangien e kolonave.
Policia falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. /Lajmi.net/