Maqedonci takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë: Ritheksoi se mbesin partner të besueshëm dhe shtet mik i Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili i cili e ka uruar Maqedoncin për detyrën e re. Në takim janë trajtuar çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes “Me këtë rast, Ambasadori Angılı theksoi se…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili i cili e ka uruar Maqedoncin për detyrën e re.
Në takim janë trajtuar çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
“Me këtë rast, Ambasadori Angılı theksoi se Turqia mbetet i përkushtuar në ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së, si në aspektin e zhvillimit profesional të kuadrove, ashtu edhe në furnizimin me armatim. Poashtu ritheksoi se Turqia do të vazhdojë të mbetet partner i besueshëm dhe shtet mik i Kosovës. Zhvillimi i FSK-së dhe avancimi i politikave të mbrojtjes, me qëllim garantimin e sigurisë për qytetarët dhe mbrojtja territoriale, mbeten ndër prioritetet kryesore dhe angazhimi i përditshëm i Ministrisë së Mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: