Haxhiu: Miratimi në lexim të parë i buxhetit një hap i rëndësishëm, leximi i dytë mbahet të premtën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka shkruar pas miratimit në lexim të parë të buxhetit për vitin 2026 në vlerë prej 4 miliardë eurosh. Ajo ka thënë se ishte fillim i mbarë i javës. “Ky është një hap i rëndësishëm, pasi i hap rrugë leximit të dytë dhe realizimit të shërbimeve dhe projekteve…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka shkruar pas miratimit në lexim të parë të buxhetit për vitin 2026 në vlerë prej 4 miliardë eurosh.
Ajo ka thënë se ishte fillim i mbarë i javës.
“Ky është një hap i rëndësishëm, pasi i hap rrugë leximit të dytë dhe realizimit të shërbimeve dhe projekteve që ky buxhet mbështet. Siç u theksua edhe gjatë debatit parlamentar, këto projekte synojnë të forcojnë sigurinë dhe të rrisin mirëqenien e qytetarëve të Republikës”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka falënderuar deputetët për angazhimin, kontributin në debat dhe votën e dhënë në këtë seancë.
“Me vendim të Kuvendit, leximi i dytë i buxhetit do të mbahet të premten, në orën 11:00”, ka njoftuar Haxhiu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: