Prokuroria në Hagë: Të akuzuarit shmangin rolet kyçe në UÇK, provat dëshmojnë qëllim të përbashkët kriminal

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ka filluar parashtrimet edhe Prokuroria e Specializuar. Prokurori Alan Tieger, ka thënë se mbrojtja gjatë fjalëve përfundimtare i ka paraqitur klientët e tyre si persona me qëllime të mira e që nuk kishin pushtet. Ai ka përmendur mbrojtjen e Kadri Veselit, që ka thënë se e ka përshkruar Veselin…

Lajme

16/02/2026 15:44

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ka filluar parashtrimet edhe Prokuroria e Specializuar.

Prokurori Alan Tieger, ka thënë se mbrojtja gjatë fjalëve përfundimtare i ka paraqitur klientët e tyre si persona me qëllime të mira e që nuk kishin pushtet.

Ai ka përmendur mbrojtjen e Kadri Veselit, që ka thënë se e ka përshkruar Veselin si një anëtar të përkushtuar të UÇK-së, si një i diplomuar i ri, pa ndonjë përgatitje ushtarake që iu ka bashkuar mijëra të tjerëve nga prejardhje të ndryshme dhe me bindjen për të luftuar për lirinë e Kosovës.

“Kjo në vetvete nuk është krim. Nuk është krim t’i bashkohesh një lufte për liri, dhe ZPS nuk e ka thënë kurrë atë. Por, të paraqesësh të akuzuarin si disa prej mijëra të tjerëve që iu bashkuan UÇK-së dhe luftës për liri, është përpjekje për të larguar, shmangur roleve të tyre të vërteta, si themelues, si anëtarë kyç i shtabit të përgjithshëm, role të cilat i kanë pranuar që pasqyrohen në shumë takime ku kanë diskutuar historinë e UÇK-së. Ata iu shmangën këtyre roleve, nuk i pranojnë ato sepse veprimet e tyre në këto role, duke përdorur autoritetin e tyre të kombinuar si dhe përpjekjet individuale, pasqyrojnë qëllimin kriminal të përbashkët dhe angazhimin e tyre ndaj tij. Ata që besojnë në të vërtetë në kauzën e tyre dhe aftësinë e tyre për ta arritur atë, ata kanë pretenduar se kishin të drejtën e pamëshirshme me ata që konsideroheshin se e pengonin këtë”, ka thënë Tieger.

Ai ka thënë se provat dhe qëllimet e tyre që pasuan si rezultat i këtyre pasqyrohen në prova të shumta dhe nuk mund të mohohen,

“Provat natyrisht përfshijnë vitet e shpalljes së asaj që ata po bënin, kishin bërë dhe synonin të bënin. Duke pranuar sa inkriminuese janë komunikatat, ekipet e mbrojtjes bënë përpjekje të mëdha për të distancuar klientët e tyre nga autorësia e këtyre komunikatave apo përfshirja e tyre në to. Këto argumente dështojnë. Së pari kemi pranimet e tyre në këtë përfshirje, dhe trupi gjykues nuk mund t’i pranoj këto pranime vetëm kundër të akuzuarit por edhe kundër të bashkë-akuzuarve p.sh për kujdesin që është kusht që kërkohet. Së dyti, kemi edhe provat e pavarura që lidhen me origjinën e komunikatave përfshirë nga dëshmitarët e disponueshëm për kundërpyetje, dhe provat shkresore. Natyrisht kjo është përpara se të arrijmë kopje të shumta apo shënime të dorëshkruara të Jakup Krasniqit. Së treti, relevanca dhe vlera provuese e komunikatave nuk varet nga kush e ka mbajtur lapsin në një moment të caktuar. Kjo nuk ka të bëj me vetëm një komunikatë inkriminuese, ato janë përsëritur me muaj dhe vite të tëra, janë lëshuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të njëjtë përfshirë në një kohë kur përbërja e këtij shtabi ishte e vogël dhe e ngjeshur. Është dijenia të cilës nuk mund t’i i kim dhe synimi i provuar drejtpërdrejt nga secili që i ngarkon ata”, ka thënë Tieger.

Në seancë sot, do të vazhdojnë parashtrimet edhe prokurorët e tjerë. /Lajmi.net/