Vizita e Edi Ramës, Policia njofton për ndërprerjen e qarkullimit në disa rrugë përkohësisht
Lajmi.net raportoi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vie sot në Kosovë. Kjo vizitë e Ramës është pak ditë pas formimit të institucioneve të reja në vend, të drejtuar nga Albin Kurti. Në lidhje me këtë vizitë është deklaruar tanimë edhe Policia e Kosovës, të cilët njoftuan për bllokimin e qarkullimit në disa rrugë me…
Lajme
Lajmi.net raportoi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vie sot në Kosovë.
Kjo vizitë e Ramës është pak ditë pas formimit të institucioneve të reja në vend, të drejtuar nga Albin Kurti.
Në lidhje me këtë vizitë është deklaruar tanimë edhe Policia e Kosovës, të cilët njoftuan për bllokimin e qarkullimit në disa rrugë me rastin e lëvizjes së eskortës së Ramës.
Njoftimi i plotë:
Me datën 16 shkurt 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama.
Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./Lajmi.net/
Pak ditë nga formimi i institucioneve të reja, Edi Rama sot në Kosovë