Kurti, Maqedonci e Konjufca takohen me disa senatorë amerikanë, rikonfirmohet përkushtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjucën dhe atë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, kanë zhvilluar takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego. Takimi është mbajtur në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjucën dhe atë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, kanë zhvilluar takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego.
Takimi është mbajtur në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat strategjik me një kontribut të vazhdueshëm në ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Në këtë takim, u rikonfirmua dhe përkushtimi i Kosovës për avancimin e procesit të anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: