Kufizimet e paligjshme të lirisë i kushtuan sistemit gjyqësor mbi 2 milionë euro gjatë vitit 2025
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) bën kompensimin e personave të privuar nga liria kundërligjshëm, qoftë për personat e dënuar apo të arrestuar, përmes një komisioni të përbërë nga gjyqtarë. Ky kompensim, nga viti në vit, rezulton të ketë shënuar rritje. Për vitin 2022, KGjK ka publikuar raportin për totalin e kompensimit të personave të privuar…
Lajme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) bën kompensimin e personave të privuar nga liria kundërligjshëm, qoftë për personat e dënuar apo të arrestuar, përmes një komisioni të përbërë nga gjyqtarë. Ky kompensim, nga viti në vit, rezulton të ketë shënuar rritje.
Për vitin 2022, KGjK ka publikuar raportin për totalin e kompensimit të personave të privuar kundërligjshëm nga liria, në shumën prej 251,302.00 euro (dyqind e pesëdhjetë e një mijë e treqind e dy euro), raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas raportit, i cili është publik në ueb-faqen e KGjK-së, rezulton se janë paguar 347,258 euro (treqind e dyzet e shtatë mijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë euro).
Ndërkaq, përmes procedurave gjyqësore rezulton të jenë paguar 539,190.37 euro (pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e nëntëdhjetë euro e tridhjetë e shtatë centë).
Totali arrin në 886,448.37 euro (tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e dyzet e tetë euro e tridhjetë e shtatë centë).
Ndërkaq, totali i kompensimit për personat që ende nuk janë përcaktuar lidhur me ofertat e Komisionit për kompensim është 177,762 euro (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy euro).
Sipas raportit, i cili është publik në ueb-faqen e KGjK-së, rezulton se në procedurë jashtëgjyqësore janë paguar 728,048.89 euro (shtatëqind e njëzet e tetë mijë e dyzet e tetë euro e tetëdhjetë e nëntë centë).
Ndërkaq, përmes procedurave gjyqësore rezulton të jenë paguar 142,568.98 euro (njëqind e dyzet e dy mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë euro e nëntëdhjetë e tetë centë).
Totali i pagesave përmes procedurave gjyqësore dhe jashtëgjyqësore arrin në 870,617.87 euro (tetëqind e shtatëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë euro e tetëdhjetë e shtatë centë).
Sipas raportit i cili është publik në ëeb-faqen e KGjK-së del se në procedurë jashtëgjyqësore për nëntë mujorin e vitit 2025 ka paguar katërqind e shtatëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë (472 719) euro.
Lista e personave që kanë nënshkruar marrëveshjes por ende nuk është ekzekutuar pagesa, del të jetë në vlerën prej, shtatëqind e tetëdhjetë e një mijë e treqind e tridhjetë e gjashtë (781 336) euro.
Lista e personave që ende nuk janë përcaktuar për të lidhur apo jo marrëveshje me komisionin për kompensim, del të jetë në total, dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e tetë (276 738) euro.
Lista e personave të kompensuar sipas vendimeve gjyqësore me pagesa të realizuar del të jetë në total prej, dyqind e tre mijë e njëqind (203 100 ) euro.
Tutje, lista e personave të kompensuar sipas vendimeve gjyqësorë ku pagesat janë në procedura të ekzekutimit del të jetë shuma prej pesëqind e një mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (501 166) euro.
Lista e personave që kanë refuzuar nënshkrim e marrëveshjeve në total prej, njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e dy (117 72) euro.
Duke rezultuar me totalin e kompensimit për vitit 2025 prej: dy milionë e dyqind e dyzet e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e katër (2,246,834) euro.
Rritja e kompensimit nga viti në vit
Nga 2022 në 2023 ka pasur rritje prej gjashtëqind e tridhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzet e gjashtë euro e tridhjetë e shtatë centë (635,146.37 €).
Nga 2023 në 2024 ka pasur ulje prej pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë euro e pesëdhjetë centë- 15,830.50 €
Nga 2024 në 2025 ka pasur rritje të ndjeshme prej jë milion e treqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë euro e shtatëdhjetë e një centë- 1,376,216.71 €
Personat që janë kompensuar në dy procedurat e lartpërmendur është si shkak i vendimeve të gjykatave përmes të cilave personat janë privuar kundërligjshme coftë përmes qëndrimin në burg apo masë të arrestit shtëpiak.
Komisioni i KGjK për kompensimin e personave të provuar kundërligjshëm ka lirua ka këtë përbërje: Delushe Halimi-kryetare dhe anëtarë, Nenad Llaziq dhe Gazmend Bahtiri.
Sipas Kodit të Procedurës Penale numër, 08/L-032 nga neni 525 e tutje përcakton procedurat për kompensimin e dëmit të personave të dënuar ose arrestuar pa arsye.
Sipas Kodit thuhet se të drejtë për kompensim kanë personat kundër të cilëve është shqiptuar sanksion penal në formë të prerë apo është shpall fajtor por është liruar nga dënimi e që në procedurë të rishkuar është shpall i pafajshëm përpos që është liruar nga dënimi.
Tutje, përcaktohet se para se të paraqitet padia personi duhet të paraqesë kërkesë për kompensim pranë autoritet kompetent në këtë rast te Komisioni brenda për brenda KGjK-së, për arritjen e marrëveshjes për ekzistimin e dëmit, llojin dhe lartësinë e kompensimit.
Dhe në rastet kur nuk arrihet marrëveshja personi që pretendon se është privuar kundërligjshëm nga liria mund të paraqesë padi për kompensim.
Po ashtu, në këtë kod renditen personat që kanë të drejtë kompensimi për heqje nga liria pabazë dhe atë si në vijim:
- personit i cili është mbajtur në paraburgim e kundër tij nuk është filluar procedurë penale ose procedura është pushuar me aktvendim të formës së prerë ose ai me aktgjykim të formës së prerë është liruar nga akuza apo akuza është refuzuar;
- personit i cili ka mbajtur dënimin me heqje të lirisë dhe me rastin e rishikimit të procedurës penale ose kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë i është shqiptuar dënim me burgim më të shkurtër nga dënimi të cilin e ka mbajtur, apo i është shqiptuar saksion penal pa heqje të lirisë ose është shpallur fajtor dhe është liruar nga dënimi;
- personit i cili për shkak të gabimit ose veprimit të paligjshëm të një organi është arrestuar pa arsye ose është mbajtur një kohë në paraburgim apo në një institucion korrektues për mbajtjen e dënimit ose masës së shqiptuar;
- personit i cili në paraburgim ka kaluar kohë më të gjatë se sa dënimi me burgim për të cilin është gjykuar.