Inter triumfon në “Derby d’Italia”, Juventus mposhtet në fund pas një drame me pesë gola

Inter Milan ka dalë fitues në përballjen e madhe ndaj Juventus FC, duke e mbyllur sfidën e javës së 25-të në Serie A me rezultat 3-2 në “Derby d’Italia”. Zikaltërit e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi pas një devijimi të pafat nga Andrea Cambiaso, i cili dërgoi topin në rrjetën e portës…

Sport

14/02/2026 23:24

Inter Milan ka dalë fitues në përballjen e madhe ndaj Juventus FC, duke e mbyllur sfidën e javës së 25-të në Serie A me rezultat 3-2 në “Derby d’Italia”.

Zikaltërit e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi pas një devijimi të pafat nga Andrea Cambiaso, i cili dërgoi topin në rrjetën e portës së tij në minutën e 17-të. Megjithatë, mbrojtësi italian reagoi shpejt duke barazuar shifrat vetëm pak minuta më vonë, pas një aksioni të ndërtuar mirë nga Juventusi, transmeton lajmi.net.

Interi pati raste të mira për ta rimarrë avantazhin para pushimit, me Alessandro Bastonin që goditi shtyllën nga një distancë e afërt. Situata për bardhezinjtë u vështirësua ndjeshëm në minutën e 42-të, kur Pierre Kalulu u ndëshkua me karton të dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë.

Në pjesën e dytë loja u zhvillua me ritëm të lartë. Francesco Pio Esposito e riktheu epërsinë për vendasit në minutën e 76-të, pas një asistimi nga Federico Dimarco. Megjithatë, Juventusi tregoi karakter dhe barazoi sërish përmes Manuel Locatellit, i cili shfrytëzoi një tjetër asistim të Weston McKennie.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Piotr Zielinski realizoi golin vendimtar në minutën e 90-të, pas një asistimi të saktë nga Yann Bisseck, duke vulosur fitoren dramatike të Interit.

Me këtë triumf, Interi forcon pozitën e parë në tabelë me 61 pikë, ndërsa Juventusi mbetet në vendin e pestë me 46 pikë, duke humbur terren në garën për kreun./lajmi.net/