Dita e 13-të e protestës, nis grumbullimi te Ministria e Arsimit

Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ndërsa policia është vendosur pranë ndërtesës dhe autobotët qëndrojnë si gjithmonë në rrugë. Sot protesta është njoftuar për në orën 14:00 dhe vjen një ditë pas asaj të djeshmes, e cila ishte protestë kombëtare. Kjo e fundit u shoqërua me incidente të forta dhe…

Lajme

25/10/2026 14:55

Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ndërsa policia është vendosur pranë ndërtesës dhe autobotët qëndrojnë si gjithmonë në rrugë.

Sot protesta është njoftuar për në orën 14:00 dhe vjen një ditë pas asaj të djeshmes, e cila ishte protestë kombëtare.

Kjo e fundit u shoqërua me incidente të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, duke lënë 23 persona të plagosur, mes tyre edhe 28-vjeçarin Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy. Ndërkohë sot, deri tani situata paraqitet e qetë. /tch