Sa shanse ka Kosova të futet në NATO?
Ambasadori shqiptar Gazmend Turdiu, i cili foli mbi mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në NATO-n, sigurinë e saj dhe mbrojtjen nga Serbia në rast sulmi. Sipas tij, Kosova nuk do të jetë shpejt anëtare e NATO-s, sepse pavarësisht rolit përcaktues që kanë SHBA për vendimmarrjen brenda Aleancës Atlantike, katër vendet që janë pjesë të NATO-s…
Lajme
Ambasadori shqiptar Gazmend Turdiu, i cili foli mbi mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në NATO-n, sigurinë e saj dhe mbrojtjen nga Serbia në rast sulmi.
Sipas tij, Kosova nuk do të jetë shpejt anëtare e NATO-s, sepse pavarësisht rolit përcaktues që kanë SHBA për vendimmarrjen brenda Aleancës Atlantike, katër vendet që janë pjesë të NATO-s nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe sipas tij bazuar në këtë analizë, Kosova do ta ketë të vështirë anëtarësimin në NATO.
“Kosova është e ankoruar dhe do të mbetet e ankoruar përfundimisht me NATO-n. Fakti që ka një bazë të fuqishme të NATO-s aty, nuk mendoj se është arsye e mjaftueshme për antarsim normal. SHBA-të kanë bazë të fuqishme edhe në Katar, ku kanë edhe bombarduesit strategjik, por Katari nuk do të bëhet ndonjëherë anëtar i NATO-s, këto janë vendime që merren në kuadër të politikave të sigurisë dhe politikës së mbrojtjes se ku do të vendosen trupat.
Unë besoj se Kosova nuk rrezikohet nga një sulm i jashtëm nga Serbia, se s’ka tjetër nuk rrezikohet, sepse ka trupa të NATO-s, ka një mbrojtje të ngjashme me të gjithë mbrojtjen e të gjitha vendeve të tjera që janë anëtare formale të NATO-s.
Kosova do të duhet të vazhdojë të ruajë lidhje të fuqishme me Perëndimin, të zhvillojë këto dhe të kujdeset për to, të rrisë kapacitetet e saj mbrojtëse. Edhe në kohën kur Kosova të bëhet me të drejta të plota pjesë e NATO-s, nuk është se do të luajë rol kryesor kapaciteti ushtarak i Kosovës, sikundër edhe kapaciteti i Shqipërisë. Shqipëria kontribuon në NATO me 0,007% të kapaciteteve, nuk bën ndryshim, por ka një votë siç e kanë vendet e tjera. Aspekti politik është shumë i fuqishëm dhe konfirmimi i vullnetit politik të Kosovës për të bërë anëtare të NATO-s është thelbësor në këtë proces.
Kosova nuk do të jetë shpejt anëtare e NATO-s, sepse pavarësisht rolit përcaktues që kanë SHBA për vendimmarrjen brenda Aleancës Atlantike, të gjitha vendimet merren me konsensus, por mos harrojmë disa vende që janë anëtare të NATO-s, nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.
Më duket e pamundur që vendet që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës të votojnë për Kosovën në antarësimin në NATO, sepse në NATO futen shtetet, nëse nuk e njeh si shtet, nuk futesh dot, por kjo nuk pengon bashkëpunimin.
Kosova është e mbrojtur ushtarakisht, aktualisht flamë të qetë, jo sepse një gjë janë faktorët e jashtëm dhe një gjë janë faktorët e brendshëm, nëse Kosova po i bën detyrat e veta, dhe ky është një diskutim shumë serioz”, u shpreh ambasadori./Euronews Albania