“Olsa i ka thënë Limit se duhet…”- Labi akuzon BBVK-në: Më donin jashtë me zarf të zi para finales
Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, këngëtari Labinot Rexha ka reaguar publikisht, duke hedhur dyshime mbi mënyrën e largimit të tij. Ai pretendon se produksioni kishte synim ta nxirrte jashtë para finales, pavarësisht përkrahjes së madhe të publikut. Rexha tha se diferenca në televotim ishte e ngushtë dhe se informacionet që mori pas daljes…
ShowBiz
Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, këngëtari Labinot Rexha ka reaguar publikisht, duke hedhur dyshime mbi mënyrën e largimit të tij.
Ai pretendon se produksioni kishte synim ta nxirrte jashtë para finales, pavarësisht përkrahjes së madhe të publikut.
Rexha tha se diferenca në televotim ishte e ngushtë dhe se informacionet që mori pas daljes nga shtëpia tregojnë se Olsa kishte planifikuar eliminimin e tij me “zarf të zi”. Ai përmendi edhe një komunikim të pretenduar mes produksionit dhe banorëve që sipas tij, konfirmon këtë veprim.
Në përfundim të deklaratës, ai e mbylli me shprehjen “TRUE STORY”, duke insistuar se qëndron pas të gjitha pretendimeve të tij.

