Të shtëna me armë zjarri në Zhabar të Mitrovicës, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri, ka pasur sot rreth orës 22:58 në fshatin Zhabar të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se një person i moshës madhore është plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim. “Rreth orës 22:00 Policia ka pranuar…

Lajme

13/02/2026 22:59

Të shtëna me armë zjarri, ka pasur sot rreth orës 22:58 në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se një person i moshës madhore është plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim.

“Rreth orës 22:00 Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në  fshatin Zhabar  te Mitrovices se Jugut. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/