Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së: Do të punojmë që të ofrojmë opsion politik, i cili do ta kthejë Kosovën në drejtimin e duhur
Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të partisë. Përmes një reagimi publik, Gjini e cilësoi si privilegj dhe nder bashkëpunimin shumëvjeçar me kryetarin aktual të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke theksuar se ka shërbyer përkrah tij në…
Lajme
Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të partisë.
Përmes një reagimi publik, Gjini e cilësoi si privilegj dhe nder bashkëpunimin shumëvjeçar me kryetarin aktual të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke theksuar se ka shërbyer përkrah tij në të gjitha etapat, nga lufta e deri më sot, transmeton lajmi.net.
“Shqiptarët rrallë kanë nxjerrë burra si Ramush Haradinaj dhe rrallë kanë pasur udhëheqës që në rrethana jashtëzakonisht të vështira kanë guxuar dhe kanë ditur të japin aq shumë nga vetja e tyre”, ka deklaruar Gjini.
Ai u shpreh se kandidaturën e ka shpallur duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e momentit, ndërsa theksoi se Aleanca mbetet e hapur për kandidatura dhe anëtarësime të reja.
Gjini paralajmëroi angazhim intensiv në muajt në vijim, me synimin që AAK të ofrojë një alternativë politike që, sipas tij, do ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur.
Postimi i plotë: