Daulina Osmani riemërohet Zëvendësministre e Sportit në Qeverinë Kurti 3

Daulina Osmani është riemëruar sot për një mandat tjetër si Zëvendësministre e Sportit në Qeverinë Kurti 3. Në postimin e saj, Osmani tha se ndihet e nderuar për besimin e Kryeministrit Albin Kurti dhe theksoi se kjo detyrë është një përgjegjësi për të vazhduar punën drejt zhvillimit të sportit në vend, transmeton lajmi.net. “Angazhimi im…

Lajme

12/02/2026 21:56

Daulina Osmani është riemëruar sot për një mandat tjetër si Zëvendësministre e Sportit në Qeverinë Kurti 3.

Në postimin e saj, Osmani tha se ndihet e nderuar për besimin e Kryeministrit Albin Kurti dhe theksoi se kjo detyrë është një përgjegjësi për të vazhduar punën drejt zhvillimit të sportit në vend, transmeton lajmi.net.

“Angazhimi im do të vazhdojë për sport të drejtë, për talentin dhe meritorët. Me përkushtim, integritet dhe shumë punë, vazhdojmë para”, shkroi Osmani.

Riemërimi i saj synon të sigurojë vazhdimësinë e projekteve dhe iniciativave në fushën e sportit, duke mbështetur zhvillimin e sportistëve dhe infrastrukturën sportive në Kosovë.

Postimi i plotë: 

Sot u riemërova edhe për një mandat si Zëvendësministre e Sportit në Qeverinë Kurti 3.
Është nder të vazhdoj këtë përgjegjësi me besimin e Kryeministrit Albin Kurti.
Kjo detyrë, mbi të gjitha, është përgjegjësi për të vazhduar punën tonë të përbashkët drejt zhvillimit të sportit. Angazhimi im do të vazhdoj për sport të drejtë, për talentin dhe meritorët.
Me përkushtim, integritet dhe shumë punë, vazhdojmë para./lajmi.net/