Dixon thotë se nuk ka asnjë provë që e lidhin Veselin me hartimin e komunikatave të UÇK-së: Pretendime boshe të ZPS-së
Në fjalët përfundimtare në Hagë, sot po i thotë fjalët e tij avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon. Ai ka folur për komunikatat e UÇK-së, për çka ZPS e akuzon Kadri Veselin se ka qenë “shtylla kurrizore faktike” për të gjitha komunikatat, dnërsa në provën 521 gjithashtu sipas Dixon thuhet që ai ka dhënë informacionin…
Lajme
Në fjalët përfundimtare në Hagë, sot po i thotë fjalët e tij avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon.
Ai ka folur për komunikatat e UÇK-së, për çka ZPS e akuzon Kadri Veselin se ka qenë “shtylla kurrizore faktike” për të gjitha komunikatat, dnërsa në provën 521 gjithashtu sipas Dixon thuhet që ai ka dhënë informacionin që është pasqyruar më pas në këto komunikata.
Dixon ka thënë se sipas ZPS-së e gjithë çështja vije prej tij, por nuk ka asnjë provë që e mbështet këtë pretendim të tyre.
“Edhe gjuha që ka përdorur ZPS është e vagulltë, e përgjithshme. ZPS-ja thotë që Kadri Veseli ka marrë, ka vlerësuar dhe ka dhënë informacionin intelegjent që ka formuar bazën e komunikatave. Nuk është e qartë se për cfarë informacioni inteligjent bëhet fjalë, kujt ia ka dhënë Veseli këtë informacion dhe ZPS-ja nuk sqaron nëse Veseli ika hartuar, i ka shpërndarë, ka dhënë për palë të tjera këto komunikata. Kjo është e rëndësishme sepse në të kundërtën janë fjalë bosh, fjalë kot. Në qoftë se ti ngreh një pretendim, akuzë të tillë, është e rëndësishme të japësh fakte dhe të konfirmosh pretendime të tilla”, ka thënë Dixon.
Ai ka thënë se ZPS nuk pretendon se Veseli i ka hartuar ato komunikata, sepse sipas tij nuk ka pikë prove.
“Me fjalë të tjera, ZPS-ja thotë se meqenëse keni qenë pjesë e shtabit të përgjithshëm, keni pasur drejtimin e inteligjencës, dhe është përgjegjësia juaj të jeni përgjegjës sa i takon përmbajtjes së tyre. Dmth ësht thjeshtë një qëndrim dëshiror i Prokurorisë, ndërkohë që nuk vërtetojnë asgjë në lidhje me këtë. Te poshtë shënimet që citohen nga Prokuroria në lidhje me këtë pretendime, janë së pari 11 pjesët e librit të Nuhi Bytyqit. Nëse do të kalosh pjesët që përmend ZPS-ja asnjëra prej këtyre pjesëve nuk ka të bëjë me praktikat e bashkëpunëtorëve. Nuk ka fare lidhje midis këtyre pjesëve dhe Veselit”, ka thënë Dixon.
Ai ka thënë se Prokuroria përmend edhe vizitën e Veselit në Kosova Free Press më 12 maj 1999, që ka thënë se e përmendin në provën 515.
“Më tej, Prokuroria vazhdon me vizitën e Veselit në Kosova Free Press, më 12 maj 1999. Është takimi që ata e përmendin në provën 515. Kaq, asgjë tjetër. Më duhet të them që edhe më i zellshmi i faktmbledhëse, nuk mund të arrij në përfundimin që kjo përbën lehtësim të nxjerrjes së deklaratave për bashkëpunëtorët”, ka shtuar Dixon.
Ai ka thënë se ZPS i referohet edhe një dokumenti, që bëhet fjalë për një raport të Radio Kosova e Lirë, në periudhën maj-qershor 99 dhe sipas tij Veseli aty nuk përmendet fare.
“Sa i përket komunikatat e rregullta me anëtarët e shtabit të përgjithshëm, përfshirë këtu edhe Thaçin, Prokuroria thotë që Veseli ka marrë, vlerësuar dhe transferuar informacionet intelegjente që përbënin vlera faktike për komunikatat. Por, nuk jepet asnjëlloj citimi për këtë qëndrim të Prokurorisë. Sa i takon citimeve për marrëdhënien e Thaçit dhe Veselit, nuk nxjerrin asgjë të keqe mes komunikimeve të tyre. Këta janë persona që e kanë njohur njëri tjetrin para dhe pas luftës. Pretendimi që Veseli ka dhënë informacion në komunikata të shtabit të përgjtihshëm, është shumë i rëndësishëm për ZPS-në sepse nuk ka asnjë provë në deklaratat e tij asokohe. Në përpjekjet e dështuara, ZPS mundohet që të kapet pas fjalëve të tij të thëna më pas. Pavarësisht kësaj, ZPS i referohet vetëm tre provave, që kanë të bëjnë me vetëm një komunikatë që nuk ka të bëjë fare me Kadri Veselin”, ka thënë Dixon.
Dixon ka thënë se në një dokument të lëshuar në qershor të 99-tës, koha kur Veseli nuk e kishte më detyrën e shefit të informacionit, dokumenti i referohet një informacioni të marrë nga Zona Operative e Drenicës dhe ka të bëj me një sulm me bashkëpunëtorë të përceptuar.
“Nuk ka pikë prove që Veseli ka të bëj me këtë komunikatë, sepse Veseli në atë kohë nuk punonte fare për G2-shin/. Fakti që përmendet zbulim kundërzbulimi i zonës, nuk mund të provohet që Veseli kishte një lloj lidhje me provën. ZPS citon dy deklarata dëshmitarësh. Dëshmitari 4324 këtu identifikon ata që sipas tij e kanë sulmuar dhe njëri nga ta sipas tij ishte Sabit Geci. Këtu nuk e kemi fjalën për Sabit Gecin e NKP-së por një të afërm të tij. Ta bëjmë të qartë, dhe kjo në fakt është diçka që del e qartë nga vetë ZPS-ja. Sikurse e dini, ZPS në vetvete ka parashikuar marrjen në pyetje të dëshmitarit ndërkombëtar, dhe Holin na dha një numër provash dhe tani e kuptoj se ai do të fliste për një tjetër Sabit Geci, jo atë të NKP-së por një të afërm të tij. As Sabit Geci i NKP-së as tjetri nuk është i lidhur fare me klientin tim. Prokuroria nuk pretendon se kemi lidhje me Gecin e NKP-së, por unë këtu pyes mos Geci i dytë është bërë një instrument tjetër i ZPS-së? Kjo të lë pa fjalë. Nuk duhet të harrojmë që kjo e gjitha po mundohet të provoj që Veseli ishte shtylla kurrizore e shpërndarjes së komunikatave”, ka shtuar avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon.
Ai ka thënë se në paragrafin 523, parashikohet se Veseli është koordinuar me Musë Jasharin, komandant i zonës së Pashtrikut, i përfshirë në krime dhe thuhet se kanë koordinuar instrumentet e NKP-së me persona tjerë, si Limajn, Brahimajn, Gecin e të tjerë.
“Kjo është hera e parë ku theksohet se Veseli ka qenë i lidhur me Jasharin në një farë mënyrë. Prokuroria e thotë këtë por në fakt asnjëherë nuk na e ka shpjeguar më përpara këtë gjë, por tani është shumë vonë për ta ngritur këtë pikë. Kur sheh provat që sipas ZPS-së mbështesin këtë pretendim të tyre, unë do të thoja që të gjithë këto janë gjepura. Jashari nuk ka pas pikë lidhje me klientin tim, e vetmja gjë që e bën “fajtor” klientin tim, është një intervistë e vitit 2001 ku klienti pyetet si është krijuar zona. Ai thotë se ka punuar me disa persona, dhe Jashari thotë se ka qenë edhe Veseli dhe thotë se e ka tak,uar edhe më herët. Pra, përmendet në pika të përgjithshme ndërkohë që nuk bëhet asnjë shpjegim për informacionin aktual të zonës, si mund të përfshiheshina ta në anë të caktuara bashkë dhe ai asnjëherë nuk është thirrur për të dhënë dëshmi këtu para jush. Nëse ai ishte shumë i rëndësishëm, pse ZPS nuk e thirri asnjëherë për të dhënë dëshmi?”, ka thënë Dixon. /Lajmi.net/