E rëndë në Malishevë: Çifti bashkëshortor gjenden të plagosur në dhomë të gjumit, gruaja vdes në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kërvasari të Malishevës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi ka thënë për lajmi.net se dje rreth orës 23:20 kanë marrë informacion për një plagosje. Në vendin e ngjarjes, në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur…

Lajme

24/08/2026 08:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi ka thënë për lajmi.net se dje rreth orës 23:20 kanë marrë informacion për një plagosje.

Në vendin e ngjarjes, në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit.

Të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rreth orës 01:10, nga QKUK jemi njoftuar se viktima femër, e moshës madhore, ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar  rast “Vrasje e rëndë”. Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/