Sot prezantohet raporti përmbledhës për gërmimet në Zubin Potok, merr pjesë edhe Kurti
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të prezantoj sot raportin përmbledhës për gërmimet në Komunën e Zubin Potokut. Në këtë prezantim, do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e raportit përmbledhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur…
Lajme
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të prezantoj sot raportin përmbledhës për gërmimet në Komunën e Zubin Potokut.
Në këtë prezantim, do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e raportit përmbledhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur për gërmimet në Komunën e Zubin Potokut”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Kjo ngjarje do të mbahet nga ora 11:00 në Ndërtesën e Qeverisë, salla P-38. /Lajmi.net/